Lajme

Ukrainasit vrasin 23 ushtarë rusë – në mesin e tyre pesë komandantë të rangut të lartë

Ukrainasit po vazhdojnë me sukses t’iu kundërvihen forcave pushtuese ruse.

Mediat raportojnë se forcat ukrainase gjatë ditës së djeshme kanë vrarë 23 ushtarë rusë në sulmin me raketa në bazën ajrore ruse në Saky, Krime.

Raportohet se nëntë prej tyre ishin pjesëtarë të forcave speciale ndërsa në mesin e të vrarëve janë edhe pesë komandantë të rangut të lartë, raporton theguardian.

Thuhet se në mesin e të vrarëve është edhe gjenerali, Valery Gerasimov, por ky informacion është i pakonfirmuar.

Gerasimov është Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse dhe Zëvendësministri i Parë i Mbrojtjes i Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në
YouTube player