Bota

Ukrainasit vendosin flamurin në Ishullin e Gjarprit

Flamuri ukrainas u ngrit sërish në Ishullin e Gjarprit në Detin e Zi, me ç’rast u zyrtarizua rimarrja e territorit, raporton BBC-ja të hënën.

Sipas njoftimit, trupat ruse u tërhoqën nga ky lokacion pas zhvillimit të luftimeve të ashpra ditë më parë.

“Territori [Ishulli i Gjarprit] është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”, deklaroi zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, Natalia Humeniuk.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ajo tha se shkëmbi i vogël në veriperëndim të Detit të Zi u kap nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit, ndërsa deri sot është bombarduar vazhdimisht.

Ishulli i Gjarprit ka rëndësi madhore për palët e përfshira në luftë. Mbajtja e këtij ishulli nga forcat ruse rezultoi me një bllokadë efektive të Odesës, me ç’rast, shumica dërrmuese e grurit ukrainas nuk mundi të eksportohej. Pos saj, Ishulli i Gjarprit e vë nën kërcënim potencial edhe Rumaninë, që gjeografikisht gjendet në këtë vijë, drejt portit kryesor të Konstancës.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Pos rëndësisë strategjike, kjo zonë e ishullit është e pasur edhe me rezerva të naftës dhe gazit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *