KryesoreLajme

Marrëveshja RMV-Bullgari/ Ziadin Sela kërkon Gjuhën Shqipe në Kushtetutë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka mbajtar takim me Kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, për të diskutuar për propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit RMV-Bullgari.

Gjatë takimit Sela lajmëron së ka kërkuar që gjuha shqipe të futet në Kushtetutë.

Statusi i plotë i z. Sela:

Bashkë me Sekretarin Organizativ, Elmi Aziri, takuam kryeministrin Dimitar Kovaçevski të cilin e njoftuam me qëndrimet tona rreth propozimit francez dhe debllokimin e procesit integrues.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë, ndërsa propozimi francez hap rrugën për realizimin e këtij qëllimi strategjik. Tanimë nuk është çështja nëse do të pranohet propozimi, por nëse do të vazhdojmë drejt BE-së.

Shprehëm mirëkuptim për çështjet e ndjeshme si identiteti dhe gjuha maqedonase të cilat janë siguruar me propozimin e fundit. Por në të njëjtën kohë, në takim dhe gjatë paraqitjes para opinionit bëmë thirje që edhe subjektet maqedonase të reflektojnë dhe bashkërisht të heqim definimin ofendes “gjuha të cilën e flasin 20%”. Mirëpresim deklaratat e fundit të politikanëve maqedonas, por bëjmë apel që nga fjalët të kalojmë në vepër dhe kur të hapen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve, të miratojmë edhe definimin GJUHA SHQIPE në Kushtetutë.

Rruga Press

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *