BotaKryesore

Ukrainasit shkatërrojnë radarin rus të vendosur në platformë gazi – e godasin nga ajri dhe uji

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka arritur të shkatërrojë një pajisje të radarit rus të vendosur në një platformë gazi në Detin e Zi, që u godit me një dronë nga ajri dhe deti.

“Ky operacion ishte organizuar deri në detajin më të vogël, për faktin se bëhet fjalë për një pajisje që mund të detektoj çdo lëvizje në ajër”, u tha nga inteligjenca ukrainase.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Ata gjithashtu theksuan se platforma fillimisht u godit nga ajri me dron dhe më pas është goditur nga një dron tjetër detar.

Bëhet fjalë për radarin Neva që rusët e përdornin për të monitoruar çdo lëvizje në ajër. Nga kjo goditje është shkatërruar edhe platforma e gazit.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë momentin kur droni në ajër e godet fillimisht radarin dhe për ta përfunduar plotësisht punën – aktivizohet edhe një dron detar.

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë
YouTube player