Bota

Ukrainasit rrafshojnë bazën e mercenarëve Wagner në Donbas

Korrespondenti rus i luftës Yuriy Kotenok njoftoi në kanalin Telegram të dielën, pak pas orës 18:00 me orën e Moskës, se Forcat e Armatosura të Ukrainës sulmuan “një nga lokacionet” e PMC Wagner në qytetin Popasna në rajonin Luhansk të Ukrainës. “Konfirmojnë burimet në Donbas. Ndoshta me HIMARS,” shkroi Kotenok.

Sulmi në Popasna u raportua për herë të parë nga kanali rus “Ornuta Strana Meda”, i cili lidhet me PMC Wagner, i cili publikoi foto që ndoshta janë bërë pas sulmit ukrainas.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Media propagandistike “Pranvera Ruse” gjithashtu publikoi të njëjtin regjistrim, si dhe një video nga vendi i ngjarjes, në kanalin e saj telegram “Operacioni Z”.

Dhe sipas raporteve të publikuara nga BBC-ja, artileria ukrainase goditi selinë e grupit misterioz paraushtarak rus mercenar Wagner në Ukrainën lindore.

YouTube player

Informacioni zyrtar për dëmet e shkaktuara nga artileria ukrainase nuk dihet ende. Anëtarët e këtij grupi famëkeq janë të lidhur nga media me krimet e luftës në Ukrainë.

Vendndodhja e Wagner ishte e panjohur për publikun deri javën e kaluar kur korrespondenti prorus Sergej Sreda publikoi një foto me mercenarë të grupit, duke bërë që të zbulohet adresa e këtij grupi famëkeq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *