Ukrainasit rrafshojnë bazën e mercenarëve Wagner në Donbas
Korrespondenti rus i luftës Yuriy Kotenok njoftoi në kanalin Telegram të dielën, pak pas orës 18:00 me orën e Moskës, se Forcat e Armatosura të Ukrainës sulmuan “një nga lokacionet” e PMC Wagner në qytetin Popasna në rajonin Luhansk të Ukrainës. “Konfirmojnë burimet në Donbas. Ndoshta me HIMARS,” shkroi Kotenok.
Sulmi në Popasna u raportua për herë të parë nga kanali rus “Ornuta Strana Meda”, i cili lidhet me PMC Wagner, i cili publikoi foto që ndoshta janë bërë pas sulmit ukrainas.
Media propagandistike “Pranvera Ruse” gjithashtu publikoi të njëjtin regjistrim, si dhe një video nga vendi i ngjarjes, në kanalin e saj telegram “Operacioni Z”.
HIMARS сьогодні прицільно так вдарив по базі вагнерівців у Попасній! Чергові втрати у рядах цих з "першої армії світу" та найманців. А знаєте, хто «спалив» місцезнаходження штабу вагнерівців? Пропагандистський воєнкор. Дякуємо!))#HIMARS #Popasna #Луганськ #Попасна #ЧВК #Вагнер pic.twitter.com/P0iWzMNBTL
— Європейська Солідарність Одещина (@ESMediaOdesa) August 14, 2022
Dhe sipas raporteve të publikuara nga BBC-ja, artileria ukrainase goditi selinë e grupit misterioz paraushtarak rus mercenar Wagner në Ukrainën lindore.
Informacioni zyrtar për dëmet e shkaktuara nga artileria ukrainase nuk dihet ende. Anëtarët e këtij grupi famëkeq janë të lidhur nga media me krimet e luftës në Ukrainë.
Vendndodhja e Wagner ishte e panjohur për publikun deri javën e kaluar kur korrespondenti prorus Sergej Sreda publikoi një foto me mercenarë të grupit, duke bërë që të zbulohet adresa e këtij grupi famëkeq.
Rruga Press