Bota

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

Sulmet ukrainase mbi bazën ajrore ruse Engels-2, kanë shkatërruar 96 raketa gjigante, është bërë e ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Raketat ishin planifikuar të përdoreshin për tre sulme në mars dhe prill kundër ushtrisë ukrainase.

Gjithashtu në këtë sulm janë shkatërruar shumë raketa Kh-101 dhe municion ka njoftuar Andrii Kovalenko, zyrtarë i lartë për sigurisë kombëtare të Ukrainës.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Zjarri, shpërthimet dhe shkatërrimi i raketave dhe municionit janë filmuar në një video amatore që është publikuar në rrjetet sociale.

Engels-2 është shtëpia e bombarduesve të Regjimentit të 184-të, që gjendet rreth 450 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në të ka gjithashtu edhe tre lloje tjera të bombarduesve që vazhdimisht përdoren në Ukrainë siç janë Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit
YouTube player