Bota

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S-400 në Krime – publikohen pamjet e sulmit

Inteligjenca ukrainase pretendon se ka arritur të shkatërrojë sistemin raketor rus në Krimenë e aneksuar.

Këshilltari ukrainas nga Mariupoli, pretendon se kanë arritur të shkatërrojnë sistemin raketor rus në Krime.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin e shpërthimit në fshatin e Olenivka në Tarkhankut të Krimesë.

Sulmi “shkatërroi sistemin raketor S-400” me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi – duke e goditur me raketë kundërajrore.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

“Si rezultat i shpërthimit, sisteme raketor ka filluar të digjet vetvetiu, dhe së bashku me personelin ushtarak është hedhur në erë”, tha këshilltari ukrainas që deshi të mbetet anonim.

Ky sulm ishte një goditje e rëndë ndaj sistemit të mbrojtjes kundërajrore të forcave pushtuese, që çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe
YouTube player

Rruga Press

YouTube player