Bota

Ukrainasit po vazhdojnë sulmet ndaj rusëve në Krime, këshilltari i presidentit Zelensky: Kemi shkatërruar numër të madh të aeroplanëve luftarakë

Këshilltari i presidentit ukrainas, Anton Gerashenko, pretendon se në shpërthimet e mbrëmshme në Krime janë shkatërruar një numër i madh i aeroplanëve luftarakë.

Madje Gerashenko ka publikuar imazhe satelitore për ta dëshmuar këtë. Sipas tij bëhet fjalë për bazën ajrore në Krime ku mbrëmë pati shpërthime, transmeton Telegrafi.

Në fotografi, thotë tutje Gerashenko, gjenden 24 aeroplanë luftarakë të ushtrisë ruse – 12 SU-24 M dhe 12 SU-25CM.

“Kjo është fotografia para shpërthimit. I gëzohem shumë asaj që u shkrep më pas”, ka shkruar në profilin e tij këshilltari i Volodymyr Zelensky.

Gjatë të martës në Krime ka patur shpërthime të vazhdueshme, fillimisht ndodhi në një depo municioni dhe më pas në bazat ushtarake të rusëve.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Fillimisht askush nuk e merrte përgjegjësinë për këto sulme, por më vonë ushtria ukrainase bëri të ditur se bëhet fjalë për sulmet e një prej njësive më elitare të ushtrisë së Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *