Bota

Ukrainasit godasin bazën ajrore ruse – pamje nga aksioni në Khanskaya

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se forcat mbrojtëse kanë goditur bazën ajrore Khanskaya në Rusi.

“Një depo municioni e lokalizuar në territorin e bazës ajrore ushtarake u sulmua. Mbrojtja kundërajrore e armikut është vëzhguar dhe ishte objektiv sulmi”, u tha ndër tjera.

Janë vërejtur aeroplanët luftarakë Su-34 dhe Su-27 në bazën ajrore. Detajet e pasojave të sulmit janë bërë të ditura përmes publikimit të disa pamjeve.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë një fabrikë në Rusi

Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, në këtë bazë ajrore gjendeshin 57 aeroplanë e helikopterë në momentin e sulmit.

Në mesin e tyre ishin aeroplanët Su-34 dhe Su-35 si dhe helikopterë të tipit Mi-8.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë një fabrikë në Rusi
YouTube player