Bota

Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit. Pjesëtarët e Wagnerit e pësojnë keq nga sistemi raketor HIMARS

Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.

Këtë e ka konfirmuar përmes kanalit në Telegram, korrespondenti ushtarak Yuri Kotenok.

Sipas tij, burime brenda Donbasit konfirmojnë këtë informacion. Konetok gjithashtu ka njoftuar se sulmi është realizuar me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik: Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO!

Siç raporton Odesa Journal, në këtë sulm e ka pësuar edhe një prej themeluesve të ushtrisë private të Vladimir Putinit, Jevgeni Priogizin.

Në këtë sulm e kanë pësuar me jetë shumë ushtarë rusë, por ka edhe shumë të plagosur.

Lexo më shumë  NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur

E më herët ishte raportuar se pjesëtarët e Wagnerit ishin stacionuar në këtë rajon, ku pasi janë vërejtur nga forcat ukrainase janë sulmuar me HIMARS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *