Bota

Ukrainasit bëjnë ‘shkrumb e hi’ mjetin luftarak rus

Ushtria ukrainase po vazhdon të shkatërrojë makinerinë ushtarake ruse.

Forcat ukrainase gjatë ditë së sotme kanë bombarduar artilerinë e pushtuesve rus duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa shihet një dron duke goditur një mjet luftarak të Vladimir Putinit.

Ka të ngjarë që një shpërthim kaq i ndritshëm lidhet me faktin se pushtuesit rusë po transportonin predha artilerie përmes BMP-2.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore

Ose droni FPV është modernizuar nga ushtria ukrainase dhe mbante një ngarkesë të fuqishme shpërthyese.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lexo më shumë  Thirrje urgjente Brukselit – Mbi 100 eurodeputetë kërkojnë zhbllokimin e 200 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën
YouTube player