Bota

Ukrainasit “armatosen” përpara Botërorit, trajneri: I urrej rusët, dua të vras…

Në një intervistë për “The Guardian”, Oleksandr Petrakov, trajneri i kombëtares ukrainase, që do të luajë në “play off” kundër Skocisë dhe më pas fituesi do të luajë finalen me Uellsin për të siguruar biletën e fundit europiane të futbollit, tregoi zgjedhjen e tij për të qëndruar në Kiev dhe luftuar:

“Ka vetëm urrejtje. Nuk është zemërim, por njerëzit urrejnë ngjyrën që ka pushtuar tokën e tyre. Do të kemi kohë për t’u qetësuar, por tani ndiejmë vetëm urrejtje. Rusët kanë shkatërruar qytetet tona”.

64-vjeçari i është bashkuar ushtrisë ukrainase për të mbrojtur Kievin, por u ka bërë thirrje edhe bashkatdhetarëve të tjerë që të rrëmbejnë armët kundër Rusisë: “Familja ime më kërkoi që të spostohemi në perëndim të vendit, por refuzova. Unë jam nga Kievi dhe nuk mund të largohem. Nuk mendoj se do të ishte e drejtë, sepse njerëzit duhet të mbrohen dhe nuk mund të largohen. Nëse vijnë në Kiev thashë do të marr një armë dhe do ta mbroj qytetin tim.

Lexo më shumë  Scholz: Pekini nuk duhet të mbështesë ushtarakisht Moskën kundër Kievit

Jam 64 vjeç, mendoj se mund t’i vras dy apo tre armiq”.

Ukraina duhet ta kishte luajtur “play off”-in kundër Skocisë më 24 mars, por ndeshja u shty në qershor dhe Federata Ukrainase po studion mundësinë për të luajtur disa miqësore jashtë vendit, ndoshta në Britani me disa klube angleze.

Në Kongresin e fundit të FIFA-s, të enjten në Doha, edhe presidenti i federatës ukrainase të futbollit, Andri Pavelko, mbajti një fjalim nga sheshi i Kievit i veshur me antiplumb, ku iu drejtua presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, dhe delegatëve. “Jam i sigurt se do ta fitojmë këtë luftë kundër agresorit. Le të dëgjohen thirrjet e tifozëve në rrugët e qyteteve tona në vend të sirenave të alarmit”.

Lexo më shumë  'Putin nuk do ndalet me Ukrainën'! Biden: Të zhbllokohet urgjent ndihma për Kievin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *