Bota

Ukrainasi me rroba civile arrin të shkatërrojë raketën ruse – e godet me MANPADS

Një video e re amatore shfaq një luftëtar ukrainas duke shkrepur predhën nga sistemi mobil i mbrojtjes kundërajrore i njohur si MANPADS – duke arritur që me të ta rrëzojë një raketë ruse që po vinte në drejtim të tyre.

Videoja e shkurtër e shpërndarë në të gjitha platformat e rrjeteve sociale është publikuar edhe nga Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ku shihet një ushtar ukrainas i veshur me rroba civile duke shkrepur predhën nga një zonë malore.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Disa zëra dëgjohen duke festuar, pasi duket se shkrepja e predhës rezulton të jetë e suksesshme pasi godet raketën ruse.

Nuk dihet se kur dhe ku është filmuar videoja, kurse Newsweek nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikojë autenticitetin e videos.

Ukrainasit ka marrë dhjetëra lloje të ndryshme të MANPADS, që është dëshmuar si një armë shumë efektive kundër forcave ruse – përfshirë edhe Stingerin amerikan dhe StarStrekun britanik.

Ndryshe Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar ukrainasve mbi 2 mijë raketa Stinger – kështu të paktën thuhet në dokumentet e Pentagonit.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?
YouTube player