Bota

Ukraina zhvendos Ditën e Krishtlindjes që të distancohet nga Rusia

Ukraina e ka zhvendosur datën e festës së saj zyrtare të Krishtlindjes nga 7 janari në 25 dhjetor, lëvizja më e fundit kjo në distancimin nga Rusia.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar ligjin që synon “braktisjen e trashëgimisë ruse të festimeve imponuese të Krishtlindjes”.

Në vitet e fundit, Kievi ka shkëputur lidhjet fetare, kulturore dhe të tjera me Rusinë, duke e rreshtuar veten me Perëndimin.

Lexo më shumë  Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk rritet ndihma financiare për Ukrainën

Ky proces përshkallëzoi pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022, raportoi BBC.

Ligji ka lëvizur edhe dy data të tjera të festave shtetërore, Ditën e shtetësisë së Ukrainës, nga 28 korriku në 15 korrik, dhe Ditën e Mbrojtësve, ku përkujtohen veteranët, nga 14 tetori në 1 tetor.

Për shekuj, fillimisht Rusia perandorake e më pas Bashkimi Sovjetik i dominuar nga Moska kanë tentuar – por gjithmonë kanë dështuar – që ta fusin nën kontroll të plotë Ukrainën.

Lexo më shumë  Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë

Kjo përfshiu autoritetin e imponuar të Kishës Ortodokse Ruse mbi kishat e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player