Bota

Ukraina tregon humbjet e mëdha të ushtarëve dhe armëve të Putinit – rusët “ngazëllehen” me pamjet e një tanku të shkatërruar britanik që ishte përdorur edhe në Kosovë

Disa pamje të cilat duket se tregojnë një tank të shkatërruar Challenger-2 në Ukrainë duket se kanë ngazëllyer rusët, pavarësisht humbjeve të mëdha të tyre në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një Challenger-2 që është një tank britanik, nga 14 të tillë që Ukraina ka marrë në një paketë ndihme të kohëve të fundit dhe që janë ndër armët e tij më të forta të dhuruara nga perëndimi.

Rusët i kanë bërë jehonë shkatërrimit të saj për shkak se siç thuhet “ishte hera e parë që një Challenger-2 madje shkatërrohej në fushën e betejës” edhe pse tanku i prodhuar nga Britania e Madhe është përdorur në Bosnje, Irak dhe Kosovë.

Dhe gëzimi i rusëve vjen në kohën kur Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës vazhdojnë operacionin e tyre sulmuese në drejtimet Bakhmut dhe Melitopol.

Kështu thuhet në një raportim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform.

Lexo më shumë  Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

“Ata panë sukses drejt Robotyne dhe Novoprokopivka,…”, thuhet në raport.

Shtabi i Përgjithshëm vuri në dukje se në drejtim të Bakhmut, forcat e Ukrainës vazhdojnë operacionet e tyre sulmuese në jug të qytetit.

“Armiku po pëson humbje të konsiderueshme për sa i përket fuqisë njerëzore, armatimit dhe pajisjeve, duke manovruar trupat e tij dhe duke vendosur rezerva”.

“Në të njëjtën kohë, Forcat e Mbrojtjes po frenojnë përparimin e trupave ruse në drejtimet Avdiivka dhe Marinka. Rusët ndërmorën përpjekje të pasuksesshme sulmi në rrethin Marinka”, shkruajnë mediat ukrainase.

Lexo më shumë  Kroacia nuk do përfshijë serbët në qeverisje

Veç kësaj, bëhet e ditur se në akset Lyman dhe Bakhmut, ushtria pushtuese ruse kreu misione të pafrytshme sulmuese pranë Novoyehorivka, Bilohorivka dhe në veri të Klishchiivka dhe se luftimet e ashpra vazhdojnë në zonë.

Dhe gëzimi i rusëve për një tank të shkatërruar vjen në ditën kur numri i të vdekurve ushtarakë të Rusisë në Ukrainë ka arritur në 265,680.

Rruga Press

YouTube player