Bota

Ukraina thotë se Rusia po rrit numrin e ushtarëve në lindje

Rusia po rrit numrin e ushtarëve në lindje të Ukrainës përderisa po përqendron përpjekjet e saj për të kryer ofensivë në këtë rajon, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 27 shkurt, teksa forcat ukrainase dhe ruse po vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje dhe verilindje të shtetit.

“Sipas informacioneve të qasshme, deri në 200 rekrutë nga rajoni Rostov janë transferuar përkohësisht në territorin e pushtuar në rajonin e Luhanskut”, u tha në deklaratën e ushtrisë ukrainase.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Shtabi i Përgjithshëm shtoi se gjatë ditës, Rusia ka kryer 12 sulme me dronët iranianë dhe mbi 55 sulme me raketa.

“Kërcënimi nga sulmet raketore është i lartë në mbarë territorin e Ukrainës”, tha ushtria.

Më herët gjatë së hënës, dy punëtorë të shpëtimit u vranë nga sulmet ruse në perëndim të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale, teksa në gjithë Ukrainën u lëshuan alarme paralajmëruese për sulme ajrore në kohën kur Rusia po kryente sulme me dronë të prodhimit iranian.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha po ashtu se gjatë natës ka arritur të rrëzojë 11 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia.

Sipas autoriteteve ushtarake, në 24 orët e fundit trupat ruse kanë kryer 81 operacione ofensive kundër mbrojtësve ukrainas në Bahmut, Avdijvka dhe Shahtarsk në rajonin e Donjeckut dhe në Kupjansk në rajonin e Harkivit./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *