Bota

Ukraina thotë se ka marrë 30 ukrainas të burgosur nga Rusia përmes shkëmbimit

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se 30 të burgosur ukrainas të luftës po kthehen të enjten si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë, raportoi AFP-ja.

“Pesë oficerë dhe 17 ushtarakë u shkëmbyen. Po ashtu, tetë civilë, përfshirë një grua, u liruan. Në total, 30 nga qytetarët tanë u liruan”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Më herët, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se dy pilotë ushtarakë, Ivan Pepelyashkoja dhe Oleksiy Chyzhi, të cilët ishin zënë në rajonin e Cherigivit dhe u mbajtën në Rusi, u liruan.

Nuk ishte e qartë nëse pilotët ishin pjesë e shkëmbimit të lajmëruar nga Vereshchuku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *