Bota

Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane

Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për The Washington Post.

“Tani për tani, ukrainasit kanë më shumë tanke në Ukrainë sesa rusët … dhe ata sigurisht kanë aftësinë për t’i përdorur ato”, citohet të ketë thënë zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, për The Post.

Sidoqoftë, Business Insider shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim dhe është e paqartë saktësisht se sa tanke si Rusia dhe Ukraina kanë në këtë luftë.

Por raporti vjen pasi vendet perëndimore u zotuan të dërgojnë më shumë armatime të rënda në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një ofensive të përtërirë ruse në rajonin lindor të Donbasit.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Të enjten, presidenti Joe Biden njoftoi një paketë shtesë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh që do të pajisë Ukrainën me artileri të rëndë dhe jo vetëm.

Paketa e parë e tillë, e shpallur më 13 prill, përfshinte qindra automjete të blinduara dhe helikopterë Mi-17.

Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i Pentagonit i tha New York Times se SHBA do të ndihmojë me transferimin e tankeve të prodhimit sovjetik në Donbas.

Zyrtari nuk pranoi të thoshte se sa tanke do të dërgoheshin, ose nga cilat vende do të vinin.

Vendet evropiane kanë thënë gjithashtu se do të ofrojnë armë të rënda për Ukrainën, duke përfshirë tanke.

Në total, aleatët e Ukrainës kanë dërguar më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt, raportoi BBC.

Lexo më shumë  Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Për më tepër, trupat ruse po vazhdojnë të humbasin pajisje ushtarake.

Madje, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë të premten se trupat ruse kishin humbur më shumë se 800 tanke dhe më shumë se 2000 makineri të blinduara luftarake që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Ndërkohë një njoftim i inteligjencës, i publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes të premten tha se “me gjithë fokusin e rinovuar të Rusisë [në Donbas], ata ende po vuajnë nga humbjet e pësuara më herët në konflikt”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve prej muajsh që të dërgojnë armë. Në një fjalim të martën, ai tha se Ukraina do ta kishte mundur tashmë Rusinë nëse do t’i jepeshin më shumë furnizime luftarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *