Bota

Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në Rusi

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur një nga komandantët ushtarakë ukrainas, ndërsa tha se vendi po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë.

Robert Brovdi thotë se u godit edhe një depo nafte në rajonin e pushtuar të Luhanskut. Një guvernator rajonal rus tha se tetë dronë ukrainas ishin rrëzuar.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se është 'shumë e pamundur' ta zgjasë më tej armëpushimin, pas mbarimit të tij

Një sulm i mëparshëm me dron ukrainas e detyroi rafinerinë e Ryazanit të ndalonte gjysmën e kapacitetit të saj në fillim të gushtit, thanë burime të industrisë në atë kohë.

Sulmet e fundit me dronë ukrainasë kanë mbyllur objekte që përbëjnë të paktën 17% të kapacitetit të përpunimit të naftës të Rusisë, ose 1.1 milion fuçi në ditë, raporton Reuters.

Rruga Press

Lexo më shumë  Fico i Sllovakisë vazhdon t'i shërbejë Putinit, me padi ndaj BE-së për ndalimin e gazit rus
YouTube player