Ukraina sulmon qiellgërvishtësin në zemër të Moskës
Ukraina kreu një tjetër sulm me dron në zemër të Moskës, në një nga lagjet e mbushura me qiellgërvishtës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Video dramatike janë shpërndarë në internet nga momenti kur droni sulmon godinën gjigante, e cila është në ndërtim, rreth 3 milja larg nga Kremlini. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm duke shpërndarë në zonën përreth copa xhami e betoni, të cilat dëmtuan edhe disa ndërtesa të tjera. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, konfirmoi se sulmi me dron nuk ka shkaktuar viktima.
Kjo është dita e gjashtë në të cilën Ukraina ka sulmuar Moskën me dronë kamikazë, ndërsa sulmet kanë sjell pezullimin e fluturimeve në katër aeroportet e Moskës.