Lajme

Ministri Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, interes për paqen e sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Altin Kurti.

Maqedonci bëri të ditur se ambasadori Minxhozi e ka uruar për detyrën e re para se të diskutojnë në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Teksa theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm mes dy shteteve është interes edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Lexo më shumë  SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019”, tha Maqedonci.

Lexo më shumë  Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Tutje, ka shtuar se ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player