Bota

Ukraina sulmon me dron depon e naftës në Krime, publikohen pamjet

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës konfirmuan se një sulm me dron shënjestroi një depo nafte dhe një strukturë industriale pranë bazës ajrore ruse Gvardeyskoye në Krime.

Pamjet e postuara në rrjete sociale tregojnë sulmin e ndjekur nga një zjarr i madh.

Sulmi ishte pjesë e një operacioni më të gjerë me dron ukrainas që goditi disa objektiva ushtarake ruse në të gjithë territoret e pushtuara dhe brenda Rusisë.

Lexo më shumë  Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt Kuril/ Ministri i Jashtëm japonez: Territori na përket ne sipas së drejtës ndërkombëtare

Gjatë përgjigjes ndaj sulmit me dron, mbrojtja ajrore ruse gabimisht rrëzoi aeroploanin e tyre luftarak Su-30SM mbi Krimenë veriperëndimore, sipas zëdhënësit të Marinës Ukrainase, Dmytro Pletenchuk.

Komunikimet radio të përgjuara sugjerojnë se piloti vdiq.

Sulmet me dronë thuhet se goditën gjithashtu infrastrukturën ushtarake në Donetskun e pushtuar, duke shkaktuar shpërthime.

Mbi 10 aeroporte ruse pezulluan përkohësisht operacionet.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Ndryshe, Ukraina vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën ushtarake ruse në territoret e pushtuara dhe thellë brenda Rusisë, si pjesë e strategjisë së saj për të zvogëluar aftësitë ofensive të Moskës.

YouTube player