Bota

Ukraina sulmon bazën e mercenarëve të Wagner

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë në fundjavë një sulm ndaj zyrave qendrore të grupit të mercenarëve Wagner, në rajonin e Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Sipas guvernatorit, Serhiy Haidai, hoteli ku takohej grupi në Kadiivka të Luhanskut u sulmua me artileri të rëndë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për numrin e fataliteteve.

Lexo më shumë  SHBA pezullon pothuajse të gjitha ndihmat për botën e jashtme

Fundjava u shoqërua me përleshje të ashpra në Ukrainë, ku forcat ruse bombarduan centralet e energjisë në Odesa, duke lënë më shumë se 1.5 milionë persona pa akses në energjinë elektrike.

Grupimi Wagner përbëhet nga mercenarë të mbështetur nga Kremlini, të cilët veprojnë për interesat e tij. Kjo kompani e drejtuar nga Yevgeny Prigozhin është akuzuar shpesh herë për krime lufte dhe abuzime me të drejtat e njeriut në konfliktet ku ka marrë pjesë në Siri, Libi, Mali dhe Afrikën Qendrore.

Lexo më shumë  Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *