BotaKryesore

Ukraina: Rusia po bën krime lufte, komanda ruse do përgjigjet në gjykatën ushtarake

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka akuzuar Rusinë për krime lufte pasi kjo kishte shënjestruar objektivat civile dhe tha se Moska do të duhet të përballet me pasojat në një “gjykatë ushtarake”.

Gjatë një konference për shtyp, Shmyhal tha të shtunën se Rusia bombardoi kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe “autobusët me fëmijë”.

“Për këto krime, komanda ruse me siguri do të shohë gjykatën ushtarake. Armiku me siguri do të dënohet për vrasjen e fëmijëve ukrainas. Ukraina nuk do t’ua falë atyre këtë”, tha Shmyhal.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Kryeministri tha se Rusia po sulmonte qëllimisht infrastrukturën civile, sepse po “dështon” në ofensivën e saj.

“Qeveria ruse nuk e kupton se nuk po lufton vetëm me qeverinë. Në fakt, ata po luftojnë kundër të gjithë popullit ukrainas,” tha ai.

Rusia tha se forcat e saj po synojnë vetëm instalimet ushtarake dhe nuk po godasin zonat e banuara.

Pas një takimi të qeverisë të shtunën, Shmyhal njoftoi se Ukraina po mbyll përkohësisht kufijtë e saj me Bjellorusinë dhe Rusinë, me përjashtim të qytetarëve ukrainas jashtë vendit, të cilëve u kërkoi t’i bashkoheshin luftës.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Ju lutemi kthehuni dhe provoni se jeni në anën e dritës. Dhe unë po ju drejtohem të gjitha vendeve të qytetëruara: Në anën e kujt jeni?” Pyeti Shmyhal. “A jeni në anën e vrasësve të fëmijëve apo jeni në anën e njerëzve të mrekullueshëm evropianë që po mbrojnë vendin e tyre dhe po mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni?”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *