Ballina

Kryeministri britanik Johnson: Gjërat nuk po shkojnë siç do donte Putini

Pas telefonatës së tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Boris Johnson ka paralajmëruar se ka “ditë shumë të zymta përpara për Ukrainën”.

Por ai tha se “gjërat nuk po shkojnë siç do donte Putini – janë shumë larg nga kjo”.

“Ukrainasit po luftojnë heroikisht dhe në shumë vende kanë pasur sukses të madh, siç menduam se do të bënin,” u tha ai gazetarëve.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Kryeministri britanik tha se po kryhen “mizori të tmerrshme”, por Mbretëria e Bashkuar po bën “gjithçka që mundet për të ndryshuar gjasat e këqija me të cilat përballet Ukraina”.

Ai u ka përsëritur se në drejtim të Rusisë është e domosdoshme që të vendosen sanksione edhe më të rënda.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *