Bota

Ukraina: Rusia dështoi për të zaptuar pjesën lindore, e shkatërruam

Përmes një deklarate Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaron se përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Popasna dhe Rubizhne në Donetsk dhe Tavriya të Ukrainës lindore kanë qenë të dështuara.

Zyrtarisht këto forca pohuan se Ukraina ka zmbrapsur tetë sulme ruse në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit. Me rezistencën e tyre ata theksojnë se kanë shkatërruan katër tanke ruse, gjashtë automjete të blinduara transporti, katër makina luftarake të këmbësorisë dhe një sistem artilerie.

Lexo më shumë  Kush e qeverisi Francën? Mes koalicioneve të mëdha dhe shumë të mëdha, Unioni i të Drejtave, Bllokimi i shumicës: 5 skenarë kyç pas raundit të dytë

Në ditët e fundit, Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur fokusin e saj në linjde të Ukrainës.

Nëse Rusia do të pushtonte lindjen, do t’i jepte presidentit Vladimir Putin njëfarë arritjeje nga lufta, raportoi Paul Kirby i BBC-së në fillim të kësaj jave.

51 ditë luftë Ukraina ka bërë përpjekje galopante për të mbrojtur tokën e tyre.

Lexo më shumë  Ukrainasit me shpejtësi të jashtëzakonshme po zhvillojnë armë të lira, me to po ndryshojnë rrjedhën e luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *