Ukraina rrëzon një raketë që synonte Kievin, ishte nisur nga Bjellorusia
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko njoftoi se forcat ajrore ukraianse kanë rrëzuar një raketë që po i drejtohej Kievit, e cila sipas tyre ishte nisur nga terriroti bjellorus.
“Pak minuta më parë, Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë lundrimi të lëshuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, nga një bombardues TU-22 nga territori i Bjellorusisë. Ky është një tjetër krim lufte i kryer kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, shkruan në Twitter Nikolenko.
Rruga Press