Bota

Ukraina rrëzon 14 dronë të Rusisë

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 gusht.

Dronët Shahed – të prodhimit iranian – u rrëzuan mbi gjashtë rajone ukrainase, përfshirë mbi zonat afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Lexo më shumë  Zelensky emëron ish-ministrin e mbrojtjes, Umerov si kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme

Nuk ka raportime për viktima nga sulmet me dronë dhe raketa që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se dronët u lëshuan nga rajoni rus i Kurskut. Në këtë rajon, që nga 6 gushti, Ukraina po kryen një inkursion.

Deri më tani, ushtria ukrainase ka thënë se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash të këtij rajoni rus.

Lexo më shumë  I ndërtuar për të zgjatur, u shemb brenda pak muajsh! Si Péter Magyar çmontoi sistemin e Viktor Orbánit

Rruga Press

YouTube player