Bota

Ukraina rimerr qytetin në Donetsk

Raportime akoma të pakonfirmuar thonë se forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Solodke.

Qyteti është në midis qyteteve Donetsk dhe Volnovakha në rajonin lindor të Donetskut, më saktësisht, 18 kilometra larg nga Volnovakha.

Pjesë të rajonit të Donetskut janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, dhe kjo zonë është vendi ku po ndodhin luftimet ndër më të ashpra midis forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Betejat janë intensifikuar gjatë pushtimit të Rusisë në Ukrainë, veçanërisht pasi Moska i përqendroi përpjekjet e saj në rajonin e Donbasit (i përbërë nga Donetsku dhe Luhansku).

©Rruga Press

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *