Bota

Ukraina reformon mobilizimin për luftë, synon t’i rekrutojë të rinjtë

Ukraina është në fazën përfundimtare të reformimit të procesit të rekrutimit për thirrjen e të rinjve nga 18 deri 25-vjeç për t’i dhënë energji të re ushtrisë.

Aktualisht, kjo grupmoshë është lënë jashtë mobilizimit.

Zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, kolonel Pavlo Palisa, ka njoftuar se Ukraina është duke kërkuar metoda të reja të rekrutimit sepse metoda e tanishme e trashëguar nga Bashkimi Sovjetik është duke vonuar progresin.

Gjatë vitit të kaluar, Ukraina ka ulur moshën e rekrutimit nga 27 në 25-vjeç. Ky vendim nuk ka ndikuar në mbushjen e radhëve apo zëvendësimin e humbjeve të ushtrisë.

Një nismë është ajo që Palisa e ka përshkruar si “kontratë të ndershme”. Bëhet fjalë për një plan që përfshin mbështetje financiare, garanci për trajnime dhe masa që garantojnë dialog në mes ushtarëve dhe komandantëve. Plani është bërë më shumë për të rekrutuar 18 deri 25-vjeçarët, dhe synon rekrutimin e atyre që kanë të drejta për shtyrje ose janë shkarkuar pasi ligji ka kaluar.

Lexo më shumë  Përndjekja e grave në Afganistan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Kjo nismë ka ardhur si pasojë e kërkesave të administratave Biden dhe Trump për të ulur moshën e rekrutimit, me qëllimin që të rritet numri i ushtarëve.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar uljen e moshës së rekrutimit deri në moshën 18-vjeç, pasi, sipas tij, kjo do të ndikonte në të ardhmen e vendit pas luftës.

Palisa vetë ishte marrë direkt nga fronti për te zyra e presidentit, dhe ai e sheh emërimin e tij si tentativë për të larguar problemet sistemike në ushtri. Ai është pjesë e gjeneratës së re të lidershipit në ushtrinë ukrainase. Ai ishte duke studiuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-së kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Ai diplomoi në luftë gjatë verës së 2022-tës, derisa po luftonte në front. Pastaj ai komandoi brigadën e 93-të “Kholodnyi Yar” gjatë betejës së egër nëntëmuajshe për Bakhmutin.

Si pasojë e përparimeve ruse në rajonin e Donetskut, disa analistë kanë deklaruar se ka probleme strukturore në komandën e ushtrisë ukrainase dhe problemet në komunikim përgjatë frontit 1000-kilometërsh.

Palisa ka deklaruar se ka nevojë urgjente për reforma për të përmirësuar koordinimin dhe efikasitetin.

Rruga Press

YouTube player