Lajme

Ukraina raportohet se do të nisë tërheqjen e paqeruajtësve nga Kosova

Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë, ka raportuar “RBK-Ukraine” të mërkurën, duke u bazuar në burimet brenda shtabit ushtarak ukrainas.

Ukraina aktualisht ka rreth 40 paqeruajtës në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it. Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, në mars pati nënshkruar urdhrin që të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Osmani ia thotë në sy Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbët e Kosovës janë në trysni nga Serbia

“Rikthimi i kontingjentit kombëtar nënkupton dhënien fund përkohësisht pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, citohet të ketë thënë një komandant ukrainas.

Po ashtu është thënë se tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova është në përputhje me dekretin e 7 marsit.

KFOR-i nuk ka komentuar deri tash raportimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *