Bota

Ukraina pretendon se një dron rus kaloi kufirin me Moldavinë

Ushtria ukrainase pretendon se një dron rus kaloi kufirin me Moldavinë gjatë natës dhe fluturoi për disa dhjetëra kilometra përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Rruga ishte “drejtuar në mënyrë provokative” nga forcat ruse “përgjatë një trajektoreje që kalonte seksionin ukrainas-moldave të kufirit shtetëror në rajonin e Odesa”, thanë forcat e mbrojtjes jugore të Ukrainës në një postim në Telegram, shkruan Sky News.

Lexo më shumë  Lindberg: Rusia bllokoi GPS-ët, përdor Bjellorusinë e Wagnerin në luftën hibride

“Droni fluturoi mbi territorin e shtetit fqinj për disa dhjetëra kilometra dhe përsëri hyri në hapësirën ajrore të Ukrainës, ku më vonë u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë mohoi mbrëmë e së hënës se një dron kishte hyrë në territorin e saj, në përgjigje të raportimeve në kanalet e Telegramit ukrainas.

YouTube player