Bota

Ukraina premton më shumë sulme ndaj anijeve ruse dhe urës së Krimesë

Ukraina synon të vazhdojë sulmet me drone detare pas dy sulmeve të tilla që i ka kryer brenda 24 orëve.

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk njoftoi të shtunën se çdo shpërthim që ndodh në anijet ruse ose urën e Krimesë është “një hap absolutisht logjik dhe efektiv. Për më tepër, operacione të tilla speciale kryhen në ujërat territoriale të Ukrainës dhe janë plotësisht legale”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Maliuk tha se nëse rusët dëshirojnë që ne ti ndalim shpërthimet e tilla, “atëherë ata kanë vetëm një mundësi për ta arritur këtë synim – të largohen nga ujërat territoriale të Ukrainës dhe tokës sonë”.

Ndryshe, Cisterna me flamur rus u dëmtua nga një dron detar gjatë mbrëmjes së kaluar pranë urës së Krimesë. Sipas agjencisë ruse për transportin detar dhe lumor, Sig u godit pak para mesnatës së të premtes me orën lokale.

Një burim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës tha për CNN se goditja në cisternën e naftës u krye në një operacion të përbashkët me Marinën.

Sulmi erdhi disa orë pasi dronët ukrainas sulmuan një bazë të madhe detare ruse në Detin e Zi.

Rruga Press

YouTube player