Bota

Ukraina, përpjekje për të evakuuar trupat e fundit nga Mariupoli

Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evakuuar luftëtarët e mbetur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku tre muaj bombardime ruse e kanë kthyer në gërmadha qytetin port.

Zyrtarët ukrainas thanë se mbi 260 luftëtarë u evakuuan të hënën.

Pesëdhjetë e tre luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në një spital në Novoazovsk, në lindje të Mariupolit, tha zëvendës Ministrja e Mbrojtjes Anna Malyar. Novoazovsk është nën kontrollin e trupave ruse dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

211 luftëtarë të tjerë u dërguan në qytetin Olenivka, një zonë e kontrolluar gjithashtu nga separatistët e mbështetur nga Rusia, tha zonja Malyar, duke shtuar se të evakuuarit mund të shkëmbeheshin me të burgosur rusë.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Marrja nën kontroll të plotë nga forcat ruse e Mariupolit do të shënonte një moment historik të rëndësishëm, pasi do të përbënte fitoren më të madhe të Rusisë në luftë deri tani dhe mund të bënte të mundur dërgimin e forcave që mbante në Mariupol, në zona të tjera luftimi në Donbas, qendra industriale e Ukrainës lindore, që tani është fokusi i Moskës.

Gjatë një fjalimi gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për evakuimin e ushtarëve nga Mariupoli.

“Dua të theksoj se Ukrainës i duhen të gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë,” tha Zelenskyy. “Unë mendoj se çdo person i arsyeshëm do t’i kuptojë këto fjalë. Operacioni për shpëtimin e mbrojtësve të Mariupolit nisi nga oficerët tanë ushtarakë dhe të zbulimit. Puna vazhdon për t’i sjellë djemtë në shtëpi dhe ky mision kërkon kujdes dhe kohë.”

Zv/ministrja Malyar tha se po bëhen përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e mbetur brenda fabrikës që ishte bastioni i fundit i rezistencës në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit.

Lexo më shumë  Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët

“Ata përmbushën të gjitha detyrat e tyre. Por është e pamundur të zhbllokohet Azovstali me mjete ushtarake”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *