Bota

Ukraina përgënjeshtron Rusinë për përparim në negociata

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë në një njoftim në Twitter se qëndrimet e shtetit që ai përfaqëson nuk kanë ndryshuar në raport me Rusinë.

Negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, ka thënë më herët se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.

Lexo më shumë  Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

Por negociatori i Kievit thotë se Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garancitë e forta të sigurisë me formula konkrete mbeten kërkesat tona”, shkroi Podolyak në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *