Ukraina nuk ka informata se çfarë po ndodhë në Chernobyl
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se nuk janë në dijeni se sa është niveli i radioaktivitetit në Chernobyl, pasi është kapur nga forcat ruse në fillim kur ka nisur pushtimi.
Çernobyli është vendi famëkeq i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986 dhe nivelet e tij monitorohen me kujdes për të parandaluar çdo problem të mëtejshëm.
Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko shtoi se vendi nuk ka asnjë kontroll mbi atë që po ndodh në uzinën e Zaporizhzhia në jug.
Termocentrali më i madh i Evropës u pushtua nga forcat ruse javën e kaluar me 400 trupa të Vladimir Putin të vendosur tani atje, shtoi Halushchenko.
Më herët, Maria Zakhorava, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha në një konferencë për shtyp se po funksiononte normalisht.
Rruga Press