Bota

Ukraina nuk i pranon urimet e Lukashenkos për Ditën e Pavarësisë: Cinik! Lejon raketat ruse të na godasin

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka hedhur poshtë urimin e Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko për Ditën e Pavarësisë, duke e quajtur atë cinik dhe duke kritikuar Minskun që lejoi Rusinë të organizojë sulme nga territori i saj.

“Lukashenko beson me të vërtetë se bota nuk e vëren pjesëmarrjen e tij në krimet kundër Ukrainës”, shkroi Podolyak në Twitter.

Lexo më shumë  Trumpi paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

“Dhe kjo është arsyeja pse ai me cinizëm na uron një ‘qiell të qetë’ teksa lejon që raketat vdekjeprurëse të na godasin”, shtoi ai.

Deklarata e Lukashenkos të mërkurën ishte në kundërshtim me deklaratat e tij të hershme dhe ato të fundit ku mbështet pushtimit e Rusisë ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *