Bota

Ukraina “nuk do të përkulet” para ultimatumeve ruse, thotë Zelensky

Ukraina “nuk do t’i përkulet” kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, ka thënë presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase.

“Ne kemi një ultimatum me pika në të – ‘ndiqe këtë dhe pastaj do t’i japim fund luftës’. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin”, thotë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik Suspilne, cituar nga Reuters.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Ndryshe, Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t’u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *