Bota

Ukraina kërkon takim me Rusinë brenda 48 orëve

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar grumbullimin e trupave ushtarakë në kufi.

Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

Por Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufi me Ukrainën.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për veprime ushtarake, me SHBA-të që thonë se Moska mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo moment”.

Shumë vende në mbarë botën u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina ndërsa disa shtete kanë tërhequr stafin e ambasadës nga kryeqyteti ukrainas.

Lexo më shumë  Zelensky i përgjigjet gazetarëve rusë në New York: Në Moskë do të shkoj vetëm me një raketë

CBS News raporton se SHBA po përgatitet të tërheqë të gjithë personelin e saj nga Kievi brenda 48 orëve të ardhshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *