Bota

Ukraina kërkon pajisje për centralet bërthamore

Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës.

Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

ANEB-i ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Chernobylit, këtë javë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë marrë fillimisht kontrollin e dy termocentraleve bërthamore në Ukrainë, Zaporizhzhias dhe Chernobylit, por më pas ato janë kthyer sërish nën kontrollin forcave ukrainase.

Në fillim të marsit, bombardimet e ushtrisë ruse kanë goditur centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i cili është më i madhi në Evropë.

Siguria e njësisë, megjithatë, nuk është dëmtuar dhe nivelet e rrezatimit kanë mbetur normale.

Atëbotë, ANEB-i ka thënë se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *