Bota

Ukraina: Kemi vrarë rreth 32 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i pushtimit

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë rreth 32 mijë ushtarë rusë.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas la repubblica.

Rreth 31,250 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar  213 avionë ushtarakë, 176 helikopterë dhe 551 dronë pas 103 ditësh konflikti.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,386 tanke ruse, 3,400 automjete të blinduara, 125 raketa dhe 13 anije.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *