Ukraina: Kemi rrëzuar 19 dronë luftarakë, 9 prej tyre ranë mbi Kievin
Forcat e mbrojtjes ukrainase kanë rrëzuar 11 dronë rusë mbrëmjen e djeshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit Serhii Popko bën me dije se nga 14 dronët e nisura nga Rusia, 9 prej tyre u rrëzuan mbi Kiev. Ndërsa të tjerët kanë rënë në Cherniv, në veri të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes tha se për shkak të trajektores së sulmeve, ka të ngjarë që ato të jenë nisur nga rajoni Bryansk i Rusisë perëndimore. Sipas saj, Rusia është ende duke kërkuar të rimbushë furnizimin e saj me dronë të prodhuar nga Irani pas sulmit të fundit.
Ministria e Mbrojtjes raportoi në fundjavë se mungesa e aktivitetit të fundit të dronëve nga Rusia tregoi se ajo kishte mbaruar stokun e saj të armëve.
Rruga Press