KryesoreOpinion/Aktualitet

Analistët amerikanë shprehen për takimin në Bruksel

Në takimin e fundit për marrëveshjen asgjë nuk është e ndarë, ka nisur natyrisht një proces i cili do të përcaktohet pikërisht nga anekset, nga zbatimet, nga procedurat që do të vijnë në vazhdim, nga marrëveshje të vogla, ose nga roli që do të luajnë palët negociatore, më shumë se sa nga Serbia nga e cila nuk pritet asgjë e mirë pozitive pa qenë presioni në mes.

Fjalitë e fundit të dy analistëve amerikanë, në lidhje me marrëveshjen, i cili njëri është Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, për Zërin e Amerikës janë shprehur këto qendrime dhe në fund kanë treguar atë dilemë që ekziston qoftë në leximin e marrëveshjes, qoftë në pranimin mesatar të saj, pranim në parim por jo me nënshkrim. Ata kanë lexuar pikërisht dilemën dhe secili ka mbajtur njërën anë.

Analisti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë Kupchan duke qenë i marrëdhënieve me jashtë, diçka në zonë më empirike nuk shpreh pesimizëm por përkundrazi thotë që gota është ¾ plot. Dhe çfarë kërkon ky? Kërkon që vija e finishit të jetë njëkohësisht edhe pranimi i Kosovës si shtet i pavarur edhe pranimi i Serbisë ne BE.
Në bazë të këtij bashkimi, të këtij kushti ndërton optimizmin e vetë Kupchan.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Ndërkohë që e lexuar ndryshe nga David Kanin i cili është profesor në Universitetin e Johns Hopkins i cili ka qenë dhe agjent i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, qëndrimi i tij është që nuk ka gjë deri tani, por ai pranon thjesht që është një hap paraprak para asaj që shpresohet të jetë marrëdhënie praktike mes dy palëve. Por ajo çka vë në dukje në pesimizin e vetë, është fakti që duhet të kishte një nënshkrim. Fakti që ska nënshkrim është pjesa pesimiste por çfarë thotë të rëndësishme Kanin. Thotë, pikërisht ky hap duhet të jetë i mjaftueshëm për diçka shumë më fondamentale në lidhje me Kosovën, është njohja e pesë shteteve të Evropës.

Pra nuk kanë pse shtetet e Evropës mos të përdorin këtë gjendje të re që mos të ndryshojnë qëndrimet e tyre në lidhje me njohjen.

Të dy vendosin kushte dhe parime veprimi kur njëri thotë, Serbia pa njohjen e Kosovës nuk pranohet në Evropë dhe tjetri thotë, mjafton kjo gjendje që të rifillojë një reflektim i ri në pesë shtetet e Evropës që nuk e njohin Kosovën. Kjo është një gjendje e re që na ka vendosur pohimi nga ana e Kryeministrit Albin Kurti i draftit franko-gjerman.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Edhe pse Kanin e dallon që asociacioni është pika më e ndjeshme e zbatimit prapë ajo çka e bën të mendojë që ky nuk do të jetë dokument kaq i rëndësishëm e përbën fakti se asociacioni nuk përmendet në draft, por ai thotë që do të jetë pjesë e aneksit të zbatimit të draftit. Sipas tij përderisa nuk përmendet nuk do të jetë pjesë e rëndësishme.

Këtu ai shton dhe argumentin që përderisa Kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante ndërsa Vuçiq thotë që do ta bënte këtë po të ishte asociacioni më i dukshëm, tregon pikërisht prapë se gjendja në thelb mbetet e njëjtë. Vihet re që asociacioni nuk do të marri kurrë formë të fortë.

Artikulli i intervistës VoA

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *