Bota

Ukraina “kap më shumë se 100 ushtarë rusë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se teksa trupat ukrainase po avancojnë në rajonin Kursk në Rusi, deri tash i kanë kapur 100 ushtarë rusë.

Në një shkrim në Twitter ai ka thënë se pavarësisht avancimit brenda Rusisë, “Ukraina nuk po e harron frontin lindor për asnjë sekondë”.

Lexo më shumë  Paniku në bursat botërore, humben gati nëntë trilionë dollarë nga vlera e aksioneve

“Jemi  duke avancuar në rajonin e Kurskit, një deri dy kilometra në zona të ndryshme, që nga nisja e ditës. Kemi kapur më shumë se 100 ushtarë rusë gjatë kësaj periudhe. Jam falënderues për të gjithë të përfshirët; kjo do të përshpejtojë rikthimin e djemve e vajzave tona në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ukraina të martën ka insistuar se nuk e ka synim t’i mbajë territoret ruse.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin fajtor për gjenocid ndaj Rohingyave

Rruga Press

YouTube player