Bota

Ukraina ka shkatërruar urën e tretë në Kursk

Moska ka konfirmuar se forcat ukrainase kanë dëmtuar urën e tretë, pasi kishin goditur dy të tjera në ditët e fundit, të përdoruara për furnizimin e trupave.

Ndërkaq, zyrtarë ukrainas kanë deklaruar se po e arrinin qëllimin në inkursionin dy-javor në rajonin e Kurskut të Rusisë, raporton Reuters. 

Kievi zyrtar ka thënë se ka kapur mbi 80 vendbanime në një sipërfaqe prej më shumë se 1,150 km katrorë në Kursk që nga fillimi i një sulmi të befasishëm më 6 gusht, sulmi më i madh ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Lufta kundër Iranit ka kushtuar 29 miliardë dollarë deri më tani, thotë Pentagoni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar të dielën në mbrëmje se sulmi në rajonin e Kurskut në kufi me Ukrainën lindore ka për qëllim krijimin e një tampon zone dhe prishjen e makinës luftarake të Moskës, më shumë se dy vjet që nga pushtimi i plotë i Rusisë.

“Ne po i arrijmë qëllimet tona”, ka shkruar ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Lexo më shumë  Pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor, Ukraina godet objektivat energjetike të Rusisë

Shefi i forcave ajrore të Kievit ka thënë të dielën se forcat e tij kishin shkatërruar dy ura ditët e fundit për të dobësuar logjistikën e armikut.

Rruga Press

YouTube player