Bota

Ukraina ka shkatërruar një anije ruse në Krime (Video)

Dronët detarë ukrainas kanë goditur dhe shkatërruar anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar tha Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars.

Njësiti special i kësaj drejtorie, Grupi 13, dhe Forcat Detare ukrainase morën pjesë në operacion me mbështetjen e Ministrisë për Transformim Digjital, tha drejtoria përmes një postimi në Telegram.

“Si rezultat i sulmit me dronët detarë anija Sergey Kotov pësoi dëme të konsiderueshme. Aksioni ndodhi në ujërat territoriale të Ukrainës, jo larg nga Ngushtica e Kerpit”, u tha në deklaratë.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Vlera e anijes ruse “të shkatërruar, sipas Ukrainës, është 65 milionë euro.

Nga Drejtoria e inteligjencës, Andriy Yusov, i tha Radios Evropa e Lirë se sipas të dhënave të para ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e ekuipazhit të anijes dhe disa prej tyre janë evakuuar.

Një video e publikuar në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter, pretendon se shfaq momentin e goditjes, që pasohet nga një shpërthim i madh.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.

Pas dëgjimit të shpërthimeve në Kerç është mbyllur për qarkullim edhe një anije që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Megjithatë, mëngjesin e 5 marsit ura është hapur sërish.

Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, veçmas afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme.

Rruga Press

YouTube player