Ukraina i shkatërron Rusisë 35 dronë iranianë
Ushtria ukrainase i shkatërroi 35 dronë iranianë në ajër, që ishin nisur nga caqet ruse mbrëmjen e tetë majit. Blogu Operativno_ZSU njoftoi se dronët e tipit Shahed ishin nisur në drejtimin verior të rajonit Bryansk, por forcat ajrore i futën nën kontroll, duke mos lejuar të shkaktuan dëme.
Ukraina bëri të ditur se sulme ruse pati edhe në Odesë, ku pati bombardime me rreze të gjata Tu-22m3.
“Gjithsej tetë sulme u bënë nga zona e Kepit Tarkhankut, në Krimenë pushtuar. Disa nga raketat nuk i arritën objektivat e tyre. Administrata ushtarake do t’iu informojë për pasojat e sulmeve”, u tha në njoftim.
Ukraina e Rusia kanë hapur fronte të gjera lufte në rajonin e Bakhmutit. Aty po zhvillohen luftime të ashpra tash e disa javë, ndërsa trupat ukrainase po përgatiten për kundërofensivë.
Rruga Press