KryesoreLajme

Arkivat serbe për krimet e luftës në Kosovë

Nga Durim Abdullahu

Asnjë arkiv nuk ruan dokumentacion më të rëndësishëm për kryerjen dhe fshehjen e krimeve të shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1997 – 1999, se sa arkivi i Këshillit Suprem të Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë.

Ky këshill është formuar më 28 prill 1992 dhe deri pak ditë para fillimit të fushatës ajrore të bombardimeve nga NATO-ja mbi Jugosllavi, ka mbajtur 74 mbledhje. Nga to, 57 mbledhje janë mbajtur gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa të paktën 17 herë ky këshill është mbledhur gjatë luftës në Kosovë.

I vetmi person që ka qenë pjesëmarrës në të gjitha mbledhjet e këtij këshilli ishte Presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milošević. Të tjerë pjesëmarrës ishin Presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ministrat dhe zëvendësministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes, shefat e agjencioneve të inteligjencës civile, policore dhe ushtarake.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Në mbledhjet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë, u orkestruan të gjitha operacionet ushtarake, aksionet policore, fushatat paraushtarake, veprimet luftarake dhe të inteligjencës, si dhe të gjitha mjetet e luftimit për vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, djegjet dhe shkatërrimet, dëbimet masive, deportimet dhe spastrimin etnik në Kosovë mbi shqiptarët vendas.

Aty u artikulua fraza e famshme “Nuk ka kufomë nuk ka krim”, si emërtues i strategjisë së shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit që Serbia kreu mbi shqiptarët në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Shteti i Serbisë ka refuzuar ta dorëzoi arkivin e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Republikës Federale të Jugosllavisë në Prokurorinë e Tribunalit Penal për ish-Jugosllavi. Aq më tepër që me urdhër të pjesëmarrësve nuk janë mbajtur stenograme në 17 mbledhje, 9 prej të cilave gjatë vitit 1995, kurse 8 më pas.

Arkivi i i Këshillit Suprem të Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë, mbetet arkivi më i rëndësishëm në Serbi për planifikimin e gjithçkaje që ka bërë Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe për ideimin e platformave shtetërore për spastrimin etnik të Kosovës nëpërmjet krimeve kundër njerëzimit dhe formave të tjera gjenocidale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *