Bota

Ukraina i publikon humbjet masive të rusëve

Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent”, i ka publikuar të hënën humbjet e trupave ruse në luftë ndaj Ukrainës, qëkur nisi agresioni.

Rusia i ka humbur mbi 60 mijë trupa, 265 avionë, 228 helikopterë, 2.380 tanke, 15 anije, 1.405 pajisje të artilerisë, 338 MLRS, 246 raketa lundrimi dhe 176 sisteme kundërajrore.

Inteligjenca britanike njoftoi se Rusisë i janë tkurrur edhe pozicionet në territoret ukrainase.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Zyrtarisht, Rusia nuk i ka treguar humbjet e saj në luftë ndaj Ukrainë.

Presidenti Vladimir Putin, nisi një mobilizim të pjesshëm, duke i rekrutuar edhe 300 mijë rezervistë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se i vetmi shpëtim për rusët është të dorëzohen. Ai bëri të ditur javën e kaluar se dezertorëve rusë do t’iu ofrojë siguri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *